LONDËR – ”Amazon” parashikon trazira civile në mungesë të marrëveshjes për Brexit

LONDËR, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Kreu i gjigantit “Amazon” për Britaninë e Madhe paralajmëroi kundër rrezikut për “trazira civile” në vend në rast të mungesës së marrëveshjes për Brexit, sipas të përditshmes “The Times”.

“Doug Gurr i bëri këto deklarata gjatë një takimi të organizuar nga ministri i ri i Brexit, Dominic Raab”, sipas gazetës konservatore.

Pyetur nga e përditshmja, ”Amazon” as nuk ka konfirmuar dhe as nuk i ka përgënjeshtruar këto informacione.

“Ashtu si çdo kompani, ne parashikojmë një sërë skenaresh në mënyrë që të jemi të gatshëm për të vazhduar t’u shërbejmë klientëve dhe kompanive të vogla që numërohen në Amazon, edhe nëse këto skenare nuk janë të përshtatshme”, deklaroi për “The Times” një zëdhënës i grupit.

Skenari më i keq, që mund të përballet Britania e Madhe, pas shkëputjes së marrëdhënieve me BE-në në fund të marsit 2019, do të ishin trazirat civile”, ishte shprehur Gurr, sipas ”Times”.

”Amazon”, gjiganti i shitjeve në internet, është një peshë e rëndë në Britaninë e Madhe, ku ai synon të krijojë 2 500 vende pune këtë vit, për të çuar numrin e punonjësve në 27 500 persona./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.