Kreu i Akuzës së Tiranës, Dritan Rreshka në “sitën” e Vetingut më 27 korrik

TIRANË, 23 korrik/ATSH-A. Fortuzi/ – Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka do dalë në seancë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) në datën 27 korrik, ora 15:00, për t’iu nënshtruar Vetingut, njoftohet në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues që do të shqyrtojë dosjen e Rreshkës, lexohet në njoftimin e KPK, përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleva Çiftja. Në të njëjtën datë, por në orën 13:00, përpara KPK-së do dalë edhe Prokurori i Korçës, Elsion Sadiku. Trupa e KPK do të përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.