IZRAEL – Aktivizohet sistemi antiraketor kundër dy raketave të lëshuara nga Siria

JERUZALEM, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Ushtria izraelite theksoi se kishte interceptuar dy raketa të lëshuara nga Siria nëpërmjet sistemit të tij antiraketor “Fronde de David”.

“Raketat kanë rënë në tokën siriane”, theksoi ushtria në një komunikatë.

“Ato nuk synonin specifikisht Izraelin, por janë pasoja të luftës që ka shkatërruar këtë vend që prej vitit 2011”, shtoi ajo.

“Fronde de David” është një sistem interceptimi për raketat me rreze të mesme veprimi, zhvilluar me mbështetjen e SHBA-së.

Sipas medias izraelite, kjo është hera e parë që përdoret.

Ky dispozitiv përbën një sistem të ndërmjetëm mes atij të quajtur “Arrow 2”, i pajisur me raketa kundërraketa me rreze të gjatë veprimi dhe bateri për interceptimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi, quajtur “Mburoja e hekurt”.

Izraeli është në alarm pas ofensivës së ndërmarrë më 19 qershor nga regjimi sirian dhe aleatët për rimarrjen e zonave rebele në provincat e Deraas dhe Qouneitras, në jug të Sirisë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.