HOLANDË – Gjykata e Hagës: EBA-ja duhet të mbrojë të drejtat e qytetarëve katariotë

HAGË, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi sot Emiratet e Bashkuara Arabe që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve katariotë, në veçanti që të bashkojë familjet e ndara dhe t’i mundësojë studentëve që të vazhdojnë studimet  e tyre.

Katari kishte nxjerrë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në qershor këtë mosmarrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, që i akuzon për shkelje të të drejtave të njeriut pas bllokimit që iu imponua vitin e kaluar, duke krijuar tensione me fqinjët e tij të gjirit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.