Sektori rural, me pjesëmarrjen më të madhe të vendeve të punës

TIRANË, 21 korrik /ATSH/- Bujqësia në vendin tonë është sektori më dominues në shpërndarjen e vendeve të punës.

Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencialin më të madh të zhvillimit në Shqipëri. Ky sektor gjithashtu është burimi kryesor i punësimit dhe i të ardhurave.

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së dhe 38,2% të punësimit total.

Qeveria po i kushton një vëmendje të veçantë dhe gjithëpërfshirëse zhvillimit rural në vendin tonë. Objektivat kryesore për vitin 2018 në bujqësi, janë rritja e prodhimit bujqësor e blegtoral vendas, përmirësimi i sistemeve të ujitjes dhe kullimit, përmirësimi i zinxhirit të sigurisë ushqimore dhe rritja e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore për eksport.

Ndërkohë që politikat e qeverisë synojn 137 të transformojnë markën “Made in Albania” në një markë të çertifikuar dhe të besueshme në tregun ndërkombëtar dhe të sjellin një realitet të ri zhvillimi në sektorin e agroturizmit, përmes programit kombëtar “100 fshatrat” dhe mekanizmave të tjerë mbështetës të kësaj nisme që ka impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe të të ardhurave në ekonominë fermere.

Pse të investojme në sektorin e Bujqësisë:

I. Rritje e qëndrueshme dhe mundësi të shtuara për të bërë biznes:

  • Në tre vitet e fundit sektori i bujqësisë ka patur një rritje të qëndrueshme dhe një kontribut në rritje në PBB;
  • Mundësi të shtuara për tu ngjitur në zinxhirin e vlerës dhe për të rritur kthimin nga investimet;
  • Një treg në zgjerim dhe me rritje kostante të eksporteve të produkteve bujqësore;
  • Marreveshjet e tregtisë së lirë me vendet e BE-së.

II.Klimë e favorshme 

  • Temperatura mesatare 16 gradë në zonat bregdetare;
  • Diversiteti i mikroklimës mundëson prodhimin e një gamë të gjerë të produkteve bujqësore;
  • Tokë e përshtatshme dhe sisteme të përmirësuara të vaditjes dhe kullimit.

III.Skema mbështetëse dhe favorizuese

  • Mundësi financimi në sera, në sisteme të avancuara të vaditjes dhe kullimit, blerjen e makinerive bujqësore;
  • Skema subvencionimi për fermat me mbi 100 krerë bagti të imta dhe/ose 10 krerë gjedhë;
  • Skema subvencionimi për sistemet e tregtimit me shumicë dhe të grumbullimit, për kultivimin e produkteve bujqësore të orientuara për eksport;
  • Skema të hapura për kompanite e huaja në bashkëpronësi me shtetas shqiptarë. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.