SHBA – Del në ankand koleksioni i aktorit Robin Williams

UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Skulptura, ora, objekte kulti. Koleksioni i mbledhur nga aktori amerikan, Robin Williams, i cili vdiq në vitin 2014, dhe bashkëshortja e tij e dytë Marsha do të dalë në ankand më 4 tetor nga kompania e ankandeve  ‘Sotheby’s‘ në Nju Jork.

Në mesin e dhjetëra pjesëve që do të propozohen renditen objekte nga bota e kinemasë, ku bie në sy një veshje liturgjike që ka veshur Daniel Radcliffe në sagën e “Harry Potter” (e vlerësuar mes 10 000 dhe 15 000 dollarë) aksesorë dhe veshje xhirimi si dhe trofe dhe dorëshkrime.

Koleksioni përfshin gjithashtu vepra të artit modern dhe bashkohor si për shembull një skulpturë e Nikit të Shën Fal ose piktura të emrave të mëdhenj të artit të rrugës si Banksy, Shepard Fairey apo francezit Invader.

Një pjesë e të ardhurave nga shitja do të shkojnë për disa organizata jo fitimprurëse si Wounded Warrior Project (kushtuar të plagosurve të luftës) apo Juilliard School, shkollës prestigjioze të muzikës, teatrit dhe kërcimit që ndodhet në Nju Jork./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.