FRANCË – As Botërori nuk ndikoi në rritjen e popullaritetit të Macron

PARIS, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Nëse fitorja e Bluve në Botëror pati një ndikim lehtësisht pozitiv mbi konsumin në Francë, presidenti Emmanuel Macron nuk arriti dot të përfitonte dhe popullariteti i tij ka rënë në nivelet më të ulëta, sipas një sondazhi të publikuar sot nga BVA-ja.

Presidenti i Republikës arrin nivelin e tij më të ulët të popullaritetit në barometrin BVA të realizuar në korrik për median “Orange”, RTL dhe “La Tribune”.

Më shumë se gjysma e personave të marrë në pyetje (51%) vlerëson se ky yll i ri në fanellën e Bluve do të ketë një impakt pozitiv mbi moralin e tyre dhe mbi nivelin e konsumit në Francë (54%).

Megjithatë francezët janë në nivelin e 59% kundër Emmanuel Macron (+6 pikë) dhe vetëm 39% kanë një opinion pozitiv (- 2 pikë), pavarësisht fitores së futbollistëve francezë në Kupën e Botës. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.