ARGJENTINË – Gjobë rekord 29 milionë dollarë për një sindikatë

BUENOS AIRES, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri argjentinas i Punës vendoi sot një gjobë të pa precedentë prej 29 milionë dollarë, ndaj njërës prej sindikatave më të fuqishme të vendit, e cila paralizoi shtetin më 25 qershor.

Ministria njoftoi se sindikata është fajtore për organizimin e grevave në fund të vitit 2017, ndërsa organizata e punëdhënësve dhe sindikata e punonjësve u bënë bashkë për të negociuar në kontekstin e një pajtimi të detyrueshëm. Ligji parashikon në këtë rast pezullimin e mobilizimit.

Deklarata e Ministrisë bëri të ditur për një gjobë prej 4 430 pesos për secilin prej 182 797 anëtarë të sindikatës, ose një gjobë prej 810 milionë pesos, e barabartë me 29 milionë dollarë.

Sindikata e prekur nga kjo masë dhe ajo e kamionëve e denoncoi këtë veprim si një persekutim politik./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.