ADDIS ABABA, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Parlamenti miratoi sot amnisti për disa disidentë politikë në Etiopi, ku disa mijëra janë liruar së fundmi si pjesë e reformave të kryesuara nga kryeministri Abiy Ahmed.
‘’Ligji i jep amnisti individëve dhe grupeve që janë objekt i një hetimi apo që janë dënuar për tradhëti, shkelje të rendit kushtetues apo luftë të armatosur’’, raportoi radio-televizioni Fana.
Abiy u vlerësua për iniciativat e marra që synojnë për të shkundur ‘’statu quo‘’ e një shteti të kritikuar prej shumë kohësh nga mbrojtësit për të drejtat e njeriut për brutalitetin e forcave të policisë, burgosjen e disidentëve të saj dhe për mungesën e hapjes së hapësirës së saj politike./
/v.b/