SHBA – Moska dhe Pekini refuzojnë ndërprerjen e furnizimit me naftë ndaj Phenianit

UASHINGTON, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Rusia dhe Kina i kërkuan sot SHBA-së informacione shtesë në lidhje me një kërkesë amerikane për të ndërprerë të gjitha furnizimet me naftë në vitin 2018 ndaj Koresë së Veriut, me arsyetimin se vendi i ka tejkaluar kuotat e importit të përcaktuara nga OKB-ja, sipas disa diplomatëve.

De facto, kjo kërkesë për informacione të mëtejshme bllokon një proces të nisur fundjavën e kaluar në OKB nga Uashingtoni dhe që do të çonte në ndalimin e eksportit të produkteve të naftës së rafinuar me destinacion Korenë e Veriut, duke nisur nga sot./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.