BRUKSEL – Rikthehet normaliteti pas mbylljes së hapësirës ajrore belge

BRUKSEL, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Hapësira ajrore u rihap gradualisht sot rreth orës 18 :00 pas zgjidhjes së një defekti kompjuterik që çoi në mbylljen e saj pak pas orës 16 :00, njoftoi Belgocontrol, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror.

‘’Fluturimet rinisën gradualisht’’, sqaroi për median Alain Kniebs, një zëdhënës i Belgocontrol, në pritje të rikthimit në normalitet deri në orën 20 :00.

Hapësira ajrore belge u mbyll për shkak të një problemi me ngarkimin e të dhënave që lidhen me planifikimet e fluturimeve, një ngjarje që u cilësua si ’’shumë e pazakontë’’.

Gjashtë aeroporte belge u përfshinë nga kjo anomali, si dhe të gjithë avionët që do të përshkonin hapësirën ajrore të Belgjikës deri në 8 000 metra lartësi, që korrespondon me zonën e menaxhuar nga Belgocontrol.

‘’Hapësira ajrore u mbyll për arsye sigurie’’, sqaroi Kniebs./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.