Borxhi publik i Shqipërisë është ulur

TIRANË, 19 korrik/ATSH/- Borxhi publik i vendit tonë, sipas raportit më të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, ku përfshihet edhe Shqipëria është ulur.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke iu referuar këtij raporti iu përgjigj akuzave të opozitës e cila ka theksuar se borxhi publik është rritur.

“Borxhi publik ka rënë nga viti në vit dhe po shkon në 3-mujorin e parë në 69%”, – citoi ministri Ahmetaj raportin e KE-së në seancën e sotme plenare.

Ministri shprehu angazhimin e qeverisë për uljen e nivelit të borxhit publik nën 68%.

“Do të vazhdojë ndër vite konsolidimi fiskal. Deri në fund të këtij mandati ne synojmë të ulim borxhin publik në 60-63% për ta shëndoshur përfundimisht e në mënyrë të pakthyeshme edhe këtë pjesë të financave publike”, – tha Ahmetaj.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.