SONDAZH – Ballkanasit besuan në presidencën bullgare të BE-së, shqiptarët kryesojnë

SOFJE, 18 korrik /ATSH-BTA/ – Pas presidencës bullgare të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018, njerëzit në Ballkanin Perëndimor e ndjejnë Bullgarinë më pranë dhe besuan në presidencën e saj të unionit, edhe pse BE-ja nuk dha perspektiva të qarta aderimi për këto vende, sipas një sondazhi në shkallë të gjerë të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor nga “Gallup International”.

Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor ishte një prioritet në axhendën e presidencës bullgare të BE-së.

Ky sondazh përfshiu rreth 6000 persona në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Në Shqipëri 81% e të pyeturve besojnë se Bullgaria ka ndihmuar.

Ndërsa në Malin e Zi ishte 58% dhe rreth 50% në pjesën tjetër të vendeve.

Kjo përqindje është rritur me 10 pikë, në raport me vitin e kaluar.

Në komunitetin shqiptar të Maqedonisë, 76% besojnë se Bullgaria luan një rol pozitiv duke u rritur me 40 pikë, në raport me vitin e kaluar. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.