Punimet në rrjet, OSHEE kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ – Disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e nesërme, për shkak të disa punimeve që do të kryhen në rrjet.

Kështu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur se punimet do të kryhen gjatë orëve të paradites, më konkretisht nga ora 10.00-13.00, orare që do të shoqërohen me ndërprerje të energjisë elektrike.

“Për shkak të punimeve që do të kryhen nesër 19 korrik, në nst Tec Kombinat, për eleminimin e defektit në Çelësin 6 kV të këtij nënstacioni, do të stakohet energjia e fiderit 18 nst Tec Kombinat. Pa energji do të mbesin këto zona: Kombinat (pjesërisht), Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit”, bëhet me dije nga OSHEE.

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.