Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ndër katër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, tre janë vende të BE

TIRANË, 18 korrik/ATSH/- Tendenca e orientimit të mallrave “Made in Albania” drejt tregjeve europiane është në zgjerim.

Ndër katër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë tre janë vende të BE. Italia, Greqia e Gjermani mbajnë peshën më të madhe të eksporteve shqiptare.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, shkëmbimet tregtare me vendet e BE për gjashtëmujorin e parë të 2018-s, zënë 67.6% të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar-qershor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62.7% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën u krye 35.6% e tregtisë, Greqia me 7%, Gjermania me 6.8% dhe Kina me 5.9%.
/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version