SHANGAI, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Një laborator kinez ka vendosur të tërheqë nga tregu medikamentin ”Valsartan”, i përdorur gjerësisht në sëmundjet e zemrës, pas paralajmërimeve të bëra nga autoritetet shëndetësore në Europë dhe SHBA.
Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) ka sinjalizuar më 5 korrik praninë e një infeksioni potencialisht kancerogjen në këtë medikament të prodhuar nga kompania “Huahai”, në provincën Zhejiang, në lindje të Kinës.
Kompania amerikane “Food and Drug Administration” (FDA) ka bërë një parlajmërim të ngjashëm disa ditë më pas.
FDA ashtu si dhe EMA kanë sinjalizuar praninë e N-nitrosodimehylamine (NDMA), një substancë e klasifikuar si kancerogjene për njeriut në rast të përdorimit afatgjatë.
“Nuk ka rreziqe të menjëhershme dhe pacientët nën efektin e valsartanit nuk duhet të ndërpresin trajtimin e tyre pa rekomandimin e mjekut”, theksoi EMA.
Valsartan është një substancë aktive e përdorur në rast të insuficencës kardiake, hipertensionit dhe pas infrakteve kardiake.
Kompania ”Huahai” njoftoi javën e kaluar se do të pezullonte shitjen dhe do të tërhiqte nga tregu sasitë e shitura./ /ec/ a.jor.