Video – Spektakël i faunës së egër nga kamerat-kurth në malin e Tomorit

Spektakël i faunës së egër nga kamerat-kurth në malin e Tomorrit

Nga kontrolli i bërë në tre kamerat-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante. Në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër. https://ata.gov.al/2018/07/17/video-spektakel-i-faunes-se-eger-nga-kamerat-kurth-ne-malin-e-tomorrit/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 17. Juli 2018

TIRANË, 17 korrik /ATSH-N.Lena/ – Kamera-kurth në Parkun Kombëtar të malit të Tomorit, regjistron kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga ky mjedis natyror.

Tashmë është një praktikë e re në ndjekjen dhe evidentimin e kafshëve në rrezik zhdukjeje në zonat pyjore të vendit tonë dhe kjo praktikë ndiqet nga AdZM-të e qarqeve.

Këto kamera janë ngritur dhe në malin e Munellës, ku kanë regjistruar praninë e rrëqebullit të Ballkanit, një specie që mendohej e zhdukur në vendin tonë.

Kohët e fundit këto kamera të fshehura funksionojnë edhe në malin e Tomorit.

Nga kontrolli i bërë në tri kamerat-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të malit të Tomorit janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë dhe macja e egër.

“Nga kontrolli i kamerave-kurth në Parkun Kombëtar të malit të Tomorit, deri më tani  rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 të tillë, mace e egër, derr i egër, gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër, iriqi etj. Monitorimi i tyre është në vazhdimësi”, bëjnë me dije specialistët e faunës së egër në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Beratit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.