TOKIO – Tusk: Marrëveshja BE-Japoni mesazh kundër proteksionizmit

TOKIO, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Bashkimit Europian dhe Japonisë është një mesazh i qartë drejtuar proteksionizmit, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në Tokio duke iu referuar tarifave të fundit doganore të njoftuara nga presidenti amerikan.

“Ne dërguam një mesazh të qartë se çfarë mund të bëjmë të bashkuar kundër proteksionizmit”, theksoi ai në një konferencë shtypi pas nënshkrimit të dokumentit.

“Ne do të tregojmë se jemi më të fortë dhe të pozicionuar më mirë kur punojmë së bashku”, shtoi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përkrah kryeministrit japonez, Shinzo Abe./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.