POLONI – Kryetarja e Gjykatës Supreme kundërshtohet nga konservatorët pas rikthimit në punë

VARSHAVË, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Kryetarja e Gjykatës Supreme, Malgorzata Gersdorf e kundërshtuar nga konservatorët në pushtet në Poloni, u rikthye sot në punë pas lejes së zakonshme, ndërsa Parlamenti do të shqyrtojë këtë javë një ligj të ri për përshpejtimin e zgjedhjes së një kryetari të ri në këtë institucion gjyqësor.

Konflikti mes gjyqësorit dhe pushtetit politik ka nisur në lidhje me reformat gjyqësore, duke u kthyer në objekt të një mosmarrëveshjeje edhe më të gjerë nëpërmjet Varshavës dhe Brukselit për shtetin e së drejtës. Komisioni Europian ka nisur një procedurë për shkelje në drejtim të Polonisë që mund të përfundojë me sanksione financiare.

Sipas zëdhënësit të gjykatës, zonja Gersdorf u rikthye në punë për shkak të një ‘’situate të ndryshuar’’ në këtë institucion.

Në bazë të një ligji, i votuar nga konservatorët e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), gjyqtarët e Gjykatës Supreme duhet të dalin në pension në moshën 65 vjeç, ndryshe nga ç’ishte më parë në moshën 70 vjeç./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.