BUENOS AIRES, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Një dem argjentinas prej 920 kilogramësh u quajt “Mbappe” në nderim të kampionit të botës, gjatë një ekspozite me produkte rurale të hapur në Buenos Aires, ekuivalent me Sallonin argjentinas të Bujqësisë.
Tradita kërkon që Shoqëria Rurale, organizata e pronarëve argjentinas që mbron interesat e fermerëve, të japë çdo vit një emër prestigjioz për bagëtinë e parë që do të marrë pjesë në konkursin më të rëndësishëm të vendit.
Blegtori Curaco, nga provinca La Pampa, e përshkruan Mbappenë si “një dem me karakter të mirë dhe përfaqësim të shkëlqyer”./ /ec/ a.jor.
