AUSTRI – Rritje shqetësuese e aksidenteve rrugore me fëmijë

VJENË, 17 korrik /ATSH-APA/ – Rreth 81% e aksidenteve rrugore me fëmijë ndodhin në kohën e lirë dhe jo gjatë rrugës për në shkollë, njoftoi Klubi i Trafikut Austriak, VCOE, duke iu referuar të dhënave statistikore austriake.

Në vitin 2017, gjatë periudhës korrik-gusht, numri i aksidenteve rrugore ditore u rrit me 40%, krahasuar me mesataren vjetore.

Sipas statistikave, 2 780 fëmijë u plagosën në 2 568 aksidente rrugore në vitin 2017,  tetë fëmijë humbën jetën ku katër prej tyre si pasagjerë dhe 1 159 fëmijë u plagosën kur ndodheshin brenda një makinë.

Të paktën 596 fëmijë janë plagosur duke ecur me biçikletë dhe 662 duke ecur më këmbë.

“Siguria në rrugën për në shkollë është rritur ndjeshëm për shkak të një game të gjerë aktivitetesh në vitet e mëparshme, por kemi shumë për të bërë kur bëhet fjalë për rrugët që fëmijët përdorin në kohën e lirë”, tha eksperti i VCOE-së, Markus Gansterer.

Në vitin 2017, në korrik dhe gusht humbën jetën tre fëmijë dhe u plagosën 658 në aksidente në trafik në Austri./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.