Sezoni turistik/ Patrullime të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ – Për të rritur sigurinë për pushuesit gjatë sezonit turistik, Policia shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë patrullime të përbashkët në zonat turistike.

Do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë krah Policisë shqiptare në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, ku numri i turistëve italianë është më i lartë. Gjatë ceremonisë së fillimit të patrullimit të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se këto iniciativa do t’u vijnë në ndihmë pushuesve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë sezonit, Policia e Shtetit ka marrëveshje edhe me Policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë e Maqedonisë.

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.