BRUKSEL – Mogherini: Miqësia me SHBA-në nuk ndryshon

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – E kemi qartësisht në mendje se kush janë miqtë tanë dhe SHBA-ja sigurisht që është, e kemi thënë çdo herë, pavarësisht se kush është në krye të administratës në Uashington, deklaroi sot shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini, duke iu përgjigjur mbi akuzat e fundit të presidentit Trump.

‘’Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshon, i konsiderojmë miq, partnerë dhe gjithmonë do të vazhdojmë t’i konsiderojmë të tillë’’, u shpreh ajo.

Në një intervistë për CBS, e regjistruar në të shtunën, Trump kishte thënë se SHBA-ja ka “shumë armiq”, përfshirë edhe Bashkimin Europian./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.