ITALI – Conte: Parisi dhe Malta të gatshme për pritjen e 50 imigrantëve

ROMË, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi se Franca dhe Malta ishin treguar të gatshme për pritur respektivisht 50 nga 450 migrantët e shpëtuar dhe që ndodhen në bordin e dy anijeve në brigjet italiane.

“Franca dhe Malta do të presin respektivisht 50 nga 450 migrantët e vendosur në dy anije ushtarake. Shumë shpejt do të vijnë dhe pranime nga vende të tjera”, theksoi Conte në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri e pretendoi këtë sukses pas disa kontakteve telefonike dhe letrave të dërguara 27 liderëve europianë duke konfirmuar se iu kishte kujtuar atyre logjikën dhe sensin e ndarjes në bazë të përfundimeve të Këshillit Europian në fund të qershorit.

Conte shtoi në këtë koment një kopje të letrës së dërguar për Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian dhe Donald Tusk, president i Këshillit Europian.

“Duke parë që Italia është gjithmonë në linjën e parë përballë urgjencës për të shpëtuar jetë njerëzish në det, ju kërkoj një shenjë të qartë për ndarjen e përgjegjësisë në menaxhimin e fenomenit migrator dhe të parashikoni mundësinë për të pritur në një port ose të merrni në ngarkim një pjesë nga 450 personat e shpëtuar”, shkruan Conte në këtë letër, drejtuar gjithashtu dhe liderëve të tjerë të BE-së./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.