PAKISTAN – Të paktën 128 të vdekur pas një sulmi kamikaz

82

QUETTA, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 128 persona u vranë dje si pasojë e një atentati gjatë një mitingu zgjedhor në jugperëndim të Pakistanit, një sulm i marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik të paktën dy javë nga zgjedhjet legjislative.

Sulmi, bilanci i të cilit është ende provizor, ndodhi në Mastung, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti i provincës së paqendrueshme të Balutchistanit, Quetta.

Bëhet fjalë për atentatin e dytë në një ditë kundër një mitingu zgjedhor në Pakistan, ku zgjedhjet do të zhvillohen më 25 korrik në një klimë pak të tendosur dhe i treti këtë javë.

Fushata zgjedhore është shënuar nga dhuna edhe pse shumë vëzhgues kanë dënuar një klimë presioni dhe censurimi të medias dhe disa partive politike.

“Bilanci ka arritur në 128 të vdekur”, deklaroi ministri i Brendshëm, Agha Umar Bungalzai.

Bëhet fjalë për atentatin më të përgjakshëm në Pakistan që prej sulmit në një shkollë në Peshauar, kryer në vitin 2014 nga një komando talebane, që shkaktoi më shumë se 150 të vdekur./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.