Lehtësitë fiskale për agroturizmin, qeveria partnere me fermerët

Lehtësitë fiskale për agroturizmin, qeveria partnere me fermerët

Lehtësitë fiskale për agroturizmin, qeveria partnere me fermerët https://ata.gov.al/2018/07/14/lehtesite-fiskale-per-agroturizmin-qeveria-partnere-me-fermeret/Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote, në një intervistë për ATSH-në tha se "heqja e TVSH-së për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, ulja në 5% e tatim fitimit dhe ulja ne 6% e TVSH-së për agroturizmin, do të thotë një shtysë e madhe për ta zhvilluar bujqësinë e agroturizmin shqiptar dhe të ardhurat e fermerëve".

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 14 Korrik 2018

 

TIRANË, 14 korrik /ATSH/- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paketën fiskale, që prek dhe ndihmon realisht zhvillimin e agroturizmit, por dhe fermerët shqiptarë.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote, në një intervistë për ATSH-në tha se, misioni i Ministrisë së Bujqësisë duke u mbështetur nga qeveria, tregon që ne kemi filluar të kuptojmë që Shqipëria do të zhvillohet duke filluar nga bujqësia dhe agroturizmi.

“Heqja e TVSH-së për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, ulja në 5% e tatim fitimit dhe ulja në 6% e TVSH-së për agroturizmin, do të thotë një shtysë e madhe për ta zhvilluar bujqësinë e agroturizmin shqiptar dhe të ardhurat e fermerëve”, – tha Kote.

Kjo tregon theksoi ai, se politika e qeverisë është realisht një mbështetje për këtë sektor dhe partner i denjë për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë.

Zv.ministri u shpreh se bujqësia shqiptare do të prodhojë financa që të jetë interesante për fermerët dhe investitorët, duke gjetur një mbështetje të plotë nga qeveria. Skemat e subvencionimit, programi IPARD, por edhe skema të tjera mbështetëse janë pjesë e angazhimit të politikave të qeverisë për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Kote shprehet optimist se, politika fiskale lehtësuse do të ketë impakt të madh në rritjen e interesit dhe kërkesës për projekte të reja në agroturizëm dhe krijimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, që do të konkurojnë tregun si modelet më të mira të zhvillimit bashkëkohor.

“Është në programin e qeverisë që të ndërhyjë edhe në TVSH-në apo imputet bujqësore  për të mbështetur agroturizmin duke hapur kështu një etapë të re zhvillimi”, – theksoi ai. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.