Gëzim Kame kundër protestës: Teatri aktual si barake. Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka e kanë ngritur këtë problem

63

TIRANE, 14 korrik/ATSH/- Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet ’70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka.

Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar. Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve.

“Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet ’70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronj”, thotë regjisori, Gëzim Kame për Report tv.

Regjisori mendon se godina e TK ka degraduar, rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka. 

“Kam ikur 12 vite para se të dilja në pension dhe këtu nisi aktiviteti im privat. Janë gati 20 vite, dhe ajo godinë ka degraduar edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë pranë saj. Paraqet një rrezikshmëri jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë është e papërshtatshme. Kushtet janë skandaloze përsa i përket kërkesave, që duhet të ketë një teatër. Nga pikëpamja estetike është një turp i madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. kjo gjë duhet zgjidhur”, deklaron regjisori, Gëzim Kame.

Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet ’70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka. Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar. Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve.

“Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet ’70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronj”, thotë regjisori, Gëzim Kame për Report tv.

Regjisori mendon se godina e TK ka degraduar, rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka.

“Kam ikur 12 vite para se të dilja në pension dhe këtu nisi aktiviteti im privat. Janë gati 20 vite, dhe ajo godinë ka degraduar edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë pranë saj. Paraqet një rrezikshmëri jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë është e papërshtatshme. Kushtet janë skandaloze përsa i përket kërkesave, që duhet të ketë një teatër. Nga pikëpamja estetike është një turp i madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. kjo gjë duhet zgjidhur”, deklaron regjisori, Gëzim Kame./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.