Arsimi profesional, mundësi për të rinjtë për sukses në tregun e punës

111

Arsimi profesional, mundësi për të rinjtë për sukses në tregun e punës

Arsimi profesional, mundësi për të rinjtë për sukses në tregun e punështtps://ata.gov.al/2018/07/14/arsimi-profesional-mundesi-per-te-rinjte-per-sukses-ne-tregun-e-punes/Drejtori i GIZ për Shqipërinë, Hans-Jurgen Cassens deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se GIZ ka punuar për shumë vite për arsimin profesional. Cassens theksoi se, “prej shumë vitesh kemi bashkëpunuar me shkollën profesionale në Kamëz ku më shumë se 5000 studentë kanë përfituar nga mbështetja që kemi dhënë”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 14 Korrik 2018

TIRANË, 14 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Arsimi profesional është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë për të pasur sukses në tregun e punës.

Drejtori i GIZ për Shqipërinë, Hans-Jurgen Cassens deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se GIZ ka punuar për shumë vite për arsimin profesional.

“GIZ po punon në emër të qeverisë gjermane në një gamë të gjerë çështjesh për zhvillimin ekonomik dhe të tjera. Ne kemi një sërë aktivitetesh që përfshijnë emigrantët, por nuk kemi programe ekskluzive për emigrantët sepse nuk duam të dërgojmë stimuj të gabuar. Ne punojmë prej shumë vitesh në arsimin profesional, dhe së fundmi kemi shkuar më shumë drejt trajnimeve të shkurtra që i mundësojnë njerëzve të fitojnë aftësi të reja dhe të kenë perspektiva të reja”, nënvizoi Cassens.

Cassens theksoi se, “prej shumë vitesh kemi bashkëpunuar me shkollën profesionale në Kamëz ku më shumë se 5000 studentë kanë përfituar nga mbështetja që kemi dhënë”.

“Shkolla që kemi mbështetur në Kamëz ka tashmë shumë më tepër aplikime nga studentë që duan ta ndjekin atë shkollë. Ne gjithashtu shohim që të diplomuarit nga shkolla e Kamzës gjejnë më shumë mundësi për punë sesa ata të shkollave të tjera”, tha ai.

Por, theksoi Cassens, “së fundmi prej çështjes së emigrantëve kemi rritur bashkëpunimin për arsimin profesional me disa qendra trajnimesh të sektorit publik dhe privat”.

Gjithashtu, shtoi ai, “kemi punuar gjithashtu me sipërmarrësit e rinj, kemi bërë trajnime për këta sipërmarrës. Vetëm këtë vit 500 të rinj kanë aplikuar dhe marrë pjesë në trajnimet tona për tu bërë sipërmarrës të rinj. Ne u mësojmë atyre si të përgatiten për biznesin, të të përgatisin biznes planet, si të kuptojnë tregun dhe të ngrenë biznesin e tyre”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.