Tregetet në Durrës, në 6 muaj më shumë mallra dhe më pak udhëtarë

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ – Në 6-mujorin e parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2017.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës (APD), tragetet që nisen ose mbërrijnë në Durrës janë frekuentuar nga afro një çerek milioni udhëtarë, ndërsa kanë transportuar gjithashtu mbi 443 mijë ton mallra.

Nga i njëjti burim, mësohet gjithashtu se tragetet kanë kryer në 6 muaj 450 lundrime vajtje-ardhje, me një vëllim prej 9% më shumë mallrash se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Përveç afro 25 mijë autoveturave, tragetet në këtë 6-mujor kanë transportuar edhe rreth 20 mijë kamionë dhe trajlerë.

/e.malaj//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.