Vlorë, evidentim dhe ndëshkim ndaj taksive pa licencë

TIRANË, 12 Korrik /ATSH/  Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi sot një takim me drejtorin e policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj.

Leli e priti në zyrën e tij, kreun e Policisë si dhe  shefin e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Kryebashkiaku Leli, kërkoi bashkëpunimin e Policisë për luftën ndaj taksive pirate, pasi është detyra e saj, ndërsa Bashkia jep vetëm licencat.

Leli denoncoi edhe ngjarjen më të fundit të dhunimit të një taksisti që punon në mënyrë të rregullt nga një taksist që punon ilegalisht. Kryetari i Bashkisë, kërkoi verifikimin nga Policia të të gjitha taksive pirate. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.