Turizmi, të huajt jo rezidentë në Shqipëri rritën shpenzimet me 8.5%

148

TIRANË, 12 korrik/ATSH/- Në periudhën 2013-2017, shpenzimet e jo-rezidentëve në Shqipëri kanë qenë 1.044.839 milionë lekë.

Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja mesatare e këtyre shpenzimeve për këtë periudhë është rreth 8.5%.

Shpenzime të kryera nga jo-rezidentët për qëllime personale, thotë INSTAT, zënë mesatarisht 79.4% dhe për qëllime biznesi zënë 20.6% të shpenzimeve gjithsej.

Shqipëria po njeh rritje të numrit të turistëve në vitet e fundit.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në periudhën 2013-2017 janë rritur mesatarisht 12%. Hyrjet nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 92.4 % dhe janë rritur mesatarisht me 12.3 % gjatë periudhës 2013-2017.

Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga: Kosova (34%), Maqedonia (13%), Greqia (10%), Mali i Zi dhe Italia (7% secili).
/a.gjonaj//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.