PARIS – Franca dhe Gjermania bashkëpunim në energjitë e rinovueshme

97

PARIS, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania dhe Franca vendosën sot që të punojnë së bashku për të provuar se largimi nga kaburantet fosile mund të përbëjë një model të suksesit ekonomik.

“Dy vendet do të punojnë në projekte pilot siç janë fermat e erës në Detin e Veriut”, deklaruan në Paris, ministri gjerman i Energjisë, Peter Altmaier dhe ministri francez i Ekologjisë, Nicolas Hulot.

Në një intervistë të dhënë dje për të përditshmen “Le Figaro”, Altmaier bëri thirrje gjithashtu që dy vendet të ripërsërisin suksesin e prodhuesit europian të avionëve “Airbus” me krijimin e një “aktori të vetëm të fuqishëm në terren për inteligjencën artificiale”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.