LONDËR – Trump fillon vizitën në Britani të Madhe nën një klimë të tensionuar

78

LONDËR, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti Donald Trump, mbërriti sot në Britani të Madhe ku e presin shumë manifestime, si dhe ka lënë gjurmën e tij duke kritikuar Theresa May në lidhje me Brexit.

I pyetur në Bruksel në përfundim të samitit të NATO-s, presidenti amerikan u shpreh se dyshon nëse propozimet e kryeministres britanike mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare me BE-në, të prezantuara sot, korrespondojnë me votën e britanikeve që ishte pro largimit nga BE-ja.

“Nuk e di nëse është kjo, ajo për të cilën ata kanë votuar. Njerëzit votuan për të thyer lidhjet me BE-në”, komentoi presidenti amerikan.

“Porpozimet e qeverisë i përgjigjen votës së britanikëve”, u përgjigj Theresa May pak më vonë.

Vizita e presidentit amerikan ka të bëjë në veçanti me lidhjet tregtare me Londrën, e cila shpreson të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Uashingtonin pas Brexit që parashikohet në fund të marsit 2019. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.