TIRANË, 12 Korrik /ATSH/ -Kompanitë hungareze kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse priti dhe bisedoi me avokatët Norbert Harsányi-Molnár, Dávid Koller dhe Eszter Majorosi, si dhe me biznesmenin shqiptar Adrian Ferra, të cilët asistuan përfaqësuesin e kompanisë INESA Europe gjatë takimeve të tij në Tiranë e Durrës me autoritetet shqiptare.
Biseda u përqendrua tek përshtypjet e tyre rreth takimeve dhe te mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në identifikimin e kompanive hungareze që kanë mundësi investimi jashtë vendit.
/gj.mima//m.m/
