Haradinaj: Statuti i Trepçës të përfundojë sa më shpejt

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar grevën e minatorëve të Trepçës dhe kërkesat e tyre për rregullimin e statutit të ndërmarrjes, theksoi sot “se nuk ka nevojë të vonohet në bazë të ligjit regjistrimi i kësaj kompanie”.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas kthimit nga Samiti i Londrës.

“Sa i përket minatorëve, ju e dini se kemi respektin më të madh për ta, unë mendoj se Kosova shumë shpejt duhet të përfundojë statutin e Trepçës. Nuk ka ende Trepçë të Kosovës, ligj ka, por Trepçë jo, sepse kompania ende nuk është regjistruar në bazë të ligjit. Ligji ia ka mundësuar, parlamenti e ka bërë ligjin, por kompania ende nuk ekziston. Kompania është një mbetje e një kompanie që ende ka borxhe”, theksoi  Haradinaj./KosovaPress/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.