Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, sot në sitën e Vetingut

105

TIRANË, 12 korrik /ATSH- I. Vata/ – Procesi i Vetingut po ecën me kalendar të ngjeshur për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi  sot do t’i nënshtrohet Vetingut gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Gani Dizdari, ndërsa nesër gjyqtari në Gjykatën e Lartë, Tom Ndreca.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)  do zhvillojë sot një seancë dëgjimore me subjektin, Gani Dizdari, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në kalendarin e KPK-së shpallet trupi gjykues që përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia, Olsi Komici.

Ndërsa ditën e premte, më 13 korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin Tom Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Po ashtu, është shpallur dhe trupa gjykuese që përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Firdes Shuli./m.m/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.