Foto/ Punonjësit e mirëmbajtjes, kujdes për gjelbërimin e Tiranës

TIRANË, 12 korrik/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar ditë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”, duke sjellë në vemendje disa foto nga puna e përditshme të punonjësve të mirëmbajtjes, të çdo mëngjesi për një Tiranë të gjelbëruar.

“Çdo mëngjes në punë për një Tiranë më të gjelbër. Ditë të mbarë”, ka thënë Veliaj. /m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.