Drejtori i USAID, Hope dekorohet me medaljen presidenciale

54

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi sot me medalje presidenciale drejtorin e USAID-it James Hope.

Presidenti  tha me këtë rast se “nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e njeh USAID-in, se të gjithë kanë marrë ndihmë në një formë apo në një tjetër”.

“USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira dhe ka ndihmuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës. Në këto katër vite falë përkushtimit të tij Kosova ka arritur sukses në të gjitha fushat, prandaj në përkushtimin e tij për zhvillimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit e fusha të tjera po e dekoroj me medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Drejtori i USAID-it, Hope u shpreh se “ndihem i nderuar dhe i privilegjuar për medaljen. Puna në Kosovë ishte një eksperiencë që do të jetë e paharrueshme. Ju  falënderoj për partneritetin që patët besim tek ne. Ka qenë një përparim i dukshëm. USAID do të mbështesë Kosovën në rrugës drejt BE-së dhe jam optimist për një të ardhme më të mirë europiane”.

Hope tha se pas dy ditësh e përfundon mandatin në Kosovë./KosovaPress/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.