BRUKSEL – NATO takim urgjent mbi pakënaqësitë e Trump për shpenzimet ushtarake

BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Një takim i jashtëzakonshëm mes 29 anëtarëve të NATO-s u thirr me urgjencë sot në Bruksel për të diskutuar për rritjen e shpenzimeve ushtarake të aleatëve, kërkuar me insistim nga presidenti amerikan, Donald Trump, bënë të ditur burime diplomatike.

“Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfituar kga koha e fjalës së tij për të rikthyer çështjen e shpenzimeve ushtarake”, theksoi një burim diplomatik.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një takim”, shtoi burimi.

“Një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje po vijon”, konfirmoi një burim tjetër diplomatik./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.