Miratohet bonusi për koncesionin e aeroportit të Kukësit

125

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Në mbështetje të ligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

Që kur përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, aeroporti nuk është vënë asnjë ditë në punë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.