Lezhë, 15 mijë banorë përfitojnë nga investimi i OSHEE-së në rrjet

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ndërhyrë me një investim konkret në zëvendësimin e rrjetit të amortizuar të energjisë elektrike në zonën e Blinishtit e Kallmetit në Lezhë.

15 mijë banorët e njësive administrative Blinisht e Kallmet në Lezhë prej vitesh përballeshin me ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të amortizimit të rrjetit.

Ndërsa sot pas investimeve në rrjetin elektrik që realizoi OSHEE, është siguruar furnizimi normalisht me energji i abonentëve dhe biznesit.

Qeveria ka premtuar se do të ndërhyjë në rrjetin e amortizuar që është një problem që haset në disa zona të qarkut të Lezhës. /e.xh//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.