Haradinaj takohet me Rita Orën: Faleminderit që nuk i harrove rrënjët e tua!

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Londër u takua me këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora, ku u shpreh se ajo përmes muzikës ka bërë më shumë nga të gjithë ne për Kosovën.

“Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua”, shkruan në një postim në “Facebook”, Haradinaj, ku bashkëngjitur ka publikuar edhe një foto me Rita Orën.

 

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, thekson Haradinaj. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.