Agjencia Telegrafike Shqiptare

Haradinaj në pritjen e Princit Charles për pjesëmarrësit e Samitit të Londrës

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mori pjesë në pritjen që ka organizuar Princi Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër.

“Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti dhe Kosova është e prekur direkt nga kjo tragjedi. Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore”, shkruan Haradinaj në “Facebook”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version