FOKUS – Samiti i NATO-s i dekurajuar nga humori i Trump

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-AFP/ – I dekurajuar, i vështirë, i paparashikueshëm, samiti i NATO-s që hapet sot në Bruksel njoftohet i tendosur për aq kohë sa varet nga humori i presidentit amerikan, Donald Trump, i ftuar nga europianët “për të vlerësuar më shumë aleatët”.

Gjithçka është gati, deklarata finale, projektet, angazhimet”, theksuan disa zyrtarë të Aleancës.

“E vetmja e panjohur vjen nga pjesëmarrësit”, nënvizoi njëri prej tyre.

Presidenti amerikan ka lënë Uashingtonin me humor luftarak duke deklaruar, me frymën e provokimit që është pjesë e tij, se takimi me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki mund të ishte më i lehtë se samiti i NATO-s.

Kjo sjellje dekurajon Kontinentin e Vjetër.

Duke u nisur nga toni i moderuar i paraardhësve të tij, presidenti i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk, e ftoi dje për t’i thënë se kritikat e tij, pothuajse të përditshme ishin të pakëndshme dhe e ftoi të vlerësonte më shumë aleatët sepse Amerika nuk ka aq shumë.

Ai i kujtoi gjithashtu se Europa kishte qenë e para që kishte reaguar pas atentateve të 11 shtatorit 2001 në tokën amerikane.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi, Jens Stoltenberg është zënë ngushtë nga ky tension dhe nuk e ka fshehur brengën e tij për zhvillimin e samitit.

“Nuk habitem nëse do të ketë diskutime të ashpra, veçanërisht për shpenzimet e mbrotjes”, pranoi ai.

Aleatët janë angazhuar në vitin 2014 për t’i kushtuar 2% të PBB-së për mbrojtjen e tyre në 2024, por rreth 15 shtete anëtare si Gjermania, Kanadaje, Italia, Belgjika dhe Spanja janë nën nivelin prej1,4% në 2018 dhe nuk do të jenë në gjendje të respektojnë fjalën e tyre, gjë që ka irrituar presidentin amerikan, Donald Trump./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.