BRUKSEL – Kurz: Europa kompletohet vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

BRUKSEL, 11korrik /ATSH-ANSA/ – Europa do të jetë e plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, theksoi në një postim në Twitter kancelari Sebastian Kurz, me rastin e samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘’proçesit të Berlinit’’.

“Jam shumë i inkurajuar nga kjo dinamikë pozitive e transformuar”, shtoi Kurz, i cili jep mbështetje të plotë për përfshirjen e Ballkanit në Bashkimin Europian.

Kancelari austriak e konsideron stabilitetin e rajonit dhe progresin e Ballkanit si një prioritet të presidencës austriake të BE-së./os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.