Agjencia Telegrafike Shqiptare

6 projekte për programin “100 fshatrat” nga studentët e Arkitekturës

TIRANË, 11 korrik /ATSH/- 6 projekte interesante për fshatrat, pjesë e programit “100 fshatrat” janë hartuar nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

60 studentë kanë realizuar praktikat e tyre në disa nga fshatrat e programit “100 fshatrat” që shtrihen nga jugu deri në veri të vendit, duke realizuar projekt-ide shumë interesante për rivitalizimin e qendrave, hapësirave publike në fshat, monumenteve, objekteve të kulturës etj.

Falë bashkëpunimit midis ministrisë së Bujqësisë dhe studentëve të arkitekturës janë realizuar projkete konkrete për rivitalizimin e fshatrave Tragjas, Qeparo, Rehovë, Kaninë, Vuno, Lin, duke konsistuar në restaurimin e banesave sipas modeleve më të mira bashkohore që i përgjigjen agroturizmit, apo edhe krijimit të dizenjove atraktiv të objekteve historike dhe kulturore në këto fshatra, duke shfrytëzuar hapësirën rurale në funksion të zhvillimit të agroturizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural në Shqipëri. e.xh//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version