SIRI – OSDH : Të paktën 27 të vdekur në mesin e forcave pro-regjimit në një sulm rebel

DAMASK, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 27 luftëtarë të forcave pro-regjimit u vranë në veri-perëndim të Sirisë gjatë një sulmi të ndërmarrë gjatë mbrëmjes nga disa grupe rebele, raportoi sot Observatori sirian për të drejtat e Njeriut (OSDH).

Në formë kundërpërgjigje, regjimi i Bachar al-Assadit dhe aleati i tij rus ndërmorën sot sulme ajrore dhe të shtëna artilerie në drejtim të territoreve rebele të provincës së Idlebit, ku mbetën të vrarë katë civilë, sipas OSDH-së.

Sulmi i rebelëve kishte si objektiv dy fshatra dhe posta kontrolli të regjimit në provincën Lattaquié, një bastion i pushetit të Bachar al-Assad, në afërsi të kufirit me Turqinë, sipas OJQ-së.

Të paktën 27 luftëtarë të forcave të regjimit dhe aleatët e tyre, përfshirë tetë oficerë u vranë gjatë konfrontimeve dhe të shtënave të artilerisë së rebelëve, njoftoi për shtypin drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.