SHBA – Trump: Takimi me Putin mund të jetë më i lehtë se samiti i NATO-s

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se takimi me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki mund të ishte më i lehtë se samiti i NATO-s në Bruksel apo vizita në Britaninë e Madhe, moment kur do të mbërrijë për një turne europian një javor.

“Ka NATO, Britani të Madhe (…) por ka dhe Putin”, deklaroi ai nga Shtëpia e Bardhë.

“Putin mund të jetë më i lehtë se të gjithë. Kush e mendonte”, shtoi Trump duke iu referuar samitit të parë dypalësh të parashikuar të hënën e ardhshme me homologun rus./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.