Franca në finale, një yll i dytë në horizont…

128

MOSKË, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Franca në kërkim të një ylli të dytë, pas kualifikimit për në finalen e Botërorit 2018, në përfundim të një gjysmëfinaleje të vuajtur kundër Belgjikës (1-0).

U mbetet edhe një fitore “Bluve” për t’u ngjitur sërish në majën e botës pas vitit 1998, madje në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në Moskë ata shihen si favoritët kryesor, cilido qoftë kundërshtari, Anglia apo Kroacia, që ndeshen nesër.

Samule Umtiti me një goditje me kokë, pas një koditje këndi të ekzekutuar nga Antoine Griezmann në minutën e 51-të, arriti të realizojë golin e fitores.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam vërtetë shumë i lumtur për lojtarët e mi, ata janë të rinj por kanë karakte, mentalitet të fortë”, theksoi trajneri francez, Didier Deschamps. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.