ARKEOLOGJI – Zbulohet një dinosaur gjigand që daton 200 milionë vite më parë

BUENOS AIRES, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Një ekip hulumtuesisht gjetën në Argjentinë eshtrat e një dinosauri gjigand i cili ka jetuar në Tokë rreth 200 milionë vite më parë, njoftoi sot një burim shkencor.

Kjo specie, e quajtur Ingenia prima me një përmasë gati tre herë më e madhe se gjatësia e dinosaurve më të mëdhenj të periudhës Triasike. Ai u zbulua në vitin 2015 në qendrën paleontologjike të Balde de Leyes në provincën e San Juan-it, rreth 1 100 kilometra në perëndim të Buenos Aires.

Periudha e Mesozoikut ndahet në tre periudha të mëdha, Triasiku nga (251 në 200 milionë vite), Jurasiku (nga 200 deri në 145 milionë vite) dhe Kretak (nga 145 deri në 65 milionë vite).

Zbulimi u publikua ditën e hënë në revistën e specializiuar ‘’Nature Ecology & Evolution’’ dhe u transmetua në Argjentinë nga autoritetet shkencore të Universitetit kombëtar të La Matanza.

‘’Që në momentin e zbulimit u vu re që ishte diçka ndryshe, formati i parë gjigand në mesin e të gjithë dinosaurve. Kjo është risi’’, u shpreh Cecilia Apaldetti, kërkuese e Institutit dhe muzeut të Shkencave natyrore të Universitetit të San Juan (MCN) dhe të Conicet (Këshilli kombëtar i kërkimit shkencor dhe teknik).

Hulumtuesit gjetën vertebrën e qafës dhe të bishtit, eshtra të këmbëve të përparme dhe një pjesë të eshtrave të këmbëve të pasme.

Bëhet fjalë për dinosaurë barngrënës, katërkëmbësh dhe lehtësisht të dallueshëm nga qafa dhe bishti i gjatë, i grupit të sauropodeve.

Deri më tani besohej se gjigandizmi tek dinosaurët u shfaq gjatë periudhës jurasike, ose rreth 180 milionë vite më parë.

Sipas vlerësimeve të kërkuesve, specia e zbuluar ka një gjatësi 6 deri në 7 metra dhe peshon 10 ton, e barabartë me peshën e 2 deri në 3 elefantëve./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.